Ziadin Sela jep mesazhe fitore nga Bogovina

Koalicioni “Tash është koha” bashkë me kryetarin e ASh-së, Ziadin Sela sot kanë vizituar Bogovinën, me çrast kanë takuar klubin e fudbollit “Drita” nga Bogovina.

Kryetari Sela foli për sportin në përgjithësi dhe klubet shqiptare në veçanti ku theksoi se klubet sportive dhe sportet janë lënë në mëshirë të fatit, janë lënë në dorë të komunave ndërkaq komunat kanë pak kapacitete dhe mundësi financiare.

Kryetari Sela gjithashtu shprehu mirënjohje për kryetarin e komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, i cili ndihmon aq sa mundet klubin në fjalë edhe klubet tjera.

” Kjo çështje duhet rregulluar me paratë e shtetit, buxhetin qendror ose buxheti qendror do të duhet t’ju sjell financa direkt. Atë pjesë të TVSH-së e kemi në program decentralizimin ose çdo klub duhet të financohet nga buxheti qendror. Prandaj, na priftë e mbara ju me fitore këtu në fushë dhe bashkërisht ne me fitore edhe në ditën e zgjedhjeve na priftë e mbara”, përfundoi kryetari Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...