Ziadin Sela letër kryeministrit Hoti: Vendimi për test për qytetarët e Kosovës i movituar politikisht për shkak zgjedhjeve

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter (https://twitter.com/ZiadinSela/status/1281528735817179137?s=20), Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i është drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, për të kërkuar mirëkuptim në lidhje me vendimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut që kërkon nga qytetarët e Kosovës të pajisen me test PCR negativ për të kaluar vendkalimet kufitare midis dy vendeve.

Sela shkruan se masat ndëshkuese të zbatuara nga qeveria e Maqedonisë së Veriut ndaj qytetarëve të Kosovës në vendkalimet e përbashkëta kufitare janë korona politikë e motivuar nga frika e zgjedhjeve.StrugaLajmStrugaLajm

Më tej, Sela i lutet Kryeministrit Avdullah Hoti për mirëkuptim dhe për mosndërmarrje të masave të ngjashme ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut sepse kështu do të ndëshkoheshin edhe më tej qytetarët e dy vendeve, veçanërisht mërgimtarët, që po ribashkohen me familjarët e tyre në këtë kohë pushimesh. Sela përmbyll mesazhin e tij duke theksuar se pas 15 korrikut, pengesa të tilla midis dy vendeve do t’i takojnë historisë.StrugaLajm

Maqedonia e Veriut më 26 qershor rihapi kufijtë pa kushte, përkatësisht pa test PCR për koronavirus dhe as vetë izolim 14 ditor. Pas përkrahjes së fuqishme politike që erdhi nga Prishtina për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët – AlternAtivA dhe që pritej të kulmonte gjatë ditëve të fundit të fushatës, qeveria e Maqedonisë së Veriut riktheu kushtin e testit PCR negativ për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të disa shteteve tjera fqinje me arsyetime të dyshimta epidemiologjike .

In : Aktuale

Loading...
loading...