Ziadin Sela : Me 12 prill keni 12 orë me bë ndryshimin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i shoqëruar nga deputetja Arta Toçi, nënkryetari Vullnet Ferati dhe kryetari i FRASH Omer Ajdini, kanë vizituar mbrëmë fshatrat e Komunës së Tearcës në vazhdimësinë e takimeve me qytetarë të ndërmarra nga ky subjekt politik. – njofton news33.tv

Ziadin Sela ka bërë thirrje që qytetarët të kontribuojnë në përpilimin e platformës së Aleancës për Shqiptarët, dhe ka vlerësuar 12 Prillin si 12 orë për ndryshim:

‘Jemi këtu për të biseduar, dhe për të marrë konceptet e juaja për platformën tonë. Sepse koncepti i juaj duhet të bëjë pjesë në programin e Aleancës për Shqiptarët. Takim pas takimi ndodh edhe vonohemi në bashkëbisedime, sepse e kemi obligim për ta dëgjuar secilin dhe njëri-tjetrin. 12 Prilli është dita e zgjedhjeve dhe ka simbolikën e 12 orëve të qytetarit dhe votuesit që të bëjë ndryshimin.’StrugaLajm

Nuk kanë munguar as kritikat ndaj oponentit politik:StrugaLajm

‘Deri më tani fatkeqësisht kemi zgjedhur pushtetin mbretëror e të përhershëm. Na mungon demokracia. Pa ndryshim të partisë në pushtet nuk ka qeverisje demokratike, nuk ka përgjegjësi, nuk ka luftë ndaj korrupsionit por ka vjedhje të tatimeve, e shtim të varfërisë’.

In : Aktuale

Loading...
loading...