Ziadin Sela me akuza ndaj Ali Ahmetit!

Në një konferencë në Kuvendin e Maqedonisë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela uroi të gjithë shqiptarët për miratimin e ligjit të gjuhëve dhe e akuzoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, që sipas Selës është meritor pikërisht ai për vonimin e ligjit.
“E uroj Ahmetin, që dje gjeti forcën dhe erdhi, për të votuar ligjin për përdorimin e gjuhëve por kjo nuk do të thotë se duhet të aktivizojmë makinerinë e tij propaganduese në mënyrë që të dalë se gjoja ai paska qenë i vetmi lider i cili e paska votuar ligjin për përdorimin e gjuhëve. E vërteta është një, ai është i vetmi lider që e ka vonuar këtë ligj, i cili duhesh-te votuar atëherë kur duhesh-te të implementimet edhe korniza ligjore e marrëveshjes së Ohrit. Ky ligj duhesh-te të jetë i votuar nga 2004-tërta, jemi 14 vite me vonesë dhe për këtë ai është meritor”, tha Sela para gazetarëve.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...