Ziadin Sela në pritjen e Agim Krasniqit në Kondovë

Kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, do të jetë në mesin e atyre që do ta presin të premten Agim Krasniqin në Kondovë, pas lirimit të tij nga burgu. Krasniqi gjatë kohë ishte përkrahës i PDSH-së, mirëpo tani si duket ka kaluar në radhët e LR-PDSH-së, respektivisht Aleancës për Shqiptarët, shkruan Gazeta Lajm.

“Ja morën lirinë sepse luftoj për të na e sjellur ate neve. Gjetën justifikimin për ta burgosur sepse nuk ju përkul shtetit që donte ta mbajë kombin e tij ende në robëri. Mbrojtësi i përhershëm i kauzësh shqiptare, njëri ndër Komandantët më të dalluar të UÇK-së, emri i të cilit është sinonim i vërtetë për guxim dhe trimëri.

Kondova krenare lajmëron të gjithë dashamirët e kombit shqiptar, se pas 9 viteve burgim do të lirohet në vikend Agim Krasniqi.StrugaLajm

Jeni të mirëseradhur të gjithë ti bashkangjiteni familjarëve, miqve si dhe bashkëluftëtarëve të tij që ta kremtojmë së bashku gëzimin tonë. Ditën e Premte pas Namazit të Xhumasë (pas orës 14:00 pran objektit të ish komunës së Kondovës).StrugaLajm

Më këtë rast prezent do të jetë edhe vetë Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Kondova – aty ku trimat mirëpresin trimin”, thuhet në njoftimin e këshillit organizativ për pritjen e Agim Krasniqit në Kondovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...