Ziadin Sela si lider dhe BESA si parti shënojnë ngritje, Ahmeti i pari

Anketa e fundit e TV Telmës e realizuar në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka nxjerrë në pah ngritje të ulët të BDI-së dhe BESËS krahasuar me zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, shkruan gazeta KOHA. Në pyetjen “Për cilën parti votuat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 2016”, 27 për qind e të anketuarve kanë thënë për VMRO-në, 25.4 për LSDM-në, 7.9 BDI, BESA 3.0, Aleanca për Shqiptarët 1.8, për PDSH-në 1.2, për asnjërën 8.3, ndërsa nuk kanë treguar 17.7 për qind e të anketuarve. Nga këto rezultatet shihet se BDI, krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, ka ngritje për 0.6 për qind, BESA për 0.7 për qind, ndërsa lëvizje nuk ka te Aleanca për Shqiptarët, e cila njëjtë sikurse vjet, edhe në pyetjen “nëse sot do kishte zgjedhje”, ka fituar 1.8 për qind. Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët ngritje ka vetëm sa i përket liderit Ziadin Sela, i cili pas dhunës së 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, ka fituar më shumë mbështetës tek elektorati shqiptarë. Në ndërkohë, si parti, koalicioni Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë larg BESËS. Në pyetjen se “Cili lider meriton më shumë besim”, 33.6 për qind e maqedonasve janë shprehur për Nikolla Gruevskin, 27.3 për Zoran Zaevin, ndërsa 12.2 për Gjorgje Ivanovin. Në pyetjen drejtuar të anketuarve shqiptarë, prin Ali Ahmeti me 28.1 për qind, i pasuar nga Zoran Zaevi me 16.1, Ziadin Sela me 14.7, dhe në fund Bilall Kasami me 13.8 për qind. Të pyetur bashkërisht (shqiptarë dhe maqedonas), për besimin ndaj liderëve, sërish Gruevski kryeson me 25.8 për qind, Zaevi me 24.8 për qind, Gjorgje Ivanovi me 9.0, Ziadin Sela me 3.2, dhe në fund Bilall Kasami me 3.0 për qind. Për asnjërin janë shprehur 14.8 për qind, ndërsa kanë refuzuar të përgjigjen 5.5 për qind. Ngritje tek elektorati shqiptarë ka edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për të cilin janë shprehur se do ta votojnë 12.4 për qind e të anketuarve. Anketa është realizuar nga 10-15 maj me 1000 anketues. (koha.mk)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...