Ziadin Sela takoi Ambasadorin e Britanisë

Sela takoi Ambasadorin e Britanisë
Publikuar: 21:47, 8 Nëntor, 2017
Kryetari i Aleancës për shqiptarët z.Ziadin Sela realizoi takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z.Charles Garrett.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, sfidat e vendit, përshpejtimin e procesit integrues dhe reformat në gjyqësor.StrugaLajm

z.Sela ka shprehur qëndrimin se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund sa më parë. Në vazhdim z.Sela ka ripërsëritur qëndrimin se plotësimi i kritereve të BE-së dhe rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, është jetik për progresin e vendit.StrugaLajm

Takimi me Ambasadorin britanez dhe diplomatët tjerë perëndimor është rrjedhojë e takimeve konsultative që zhvillon z.Sela me komunitetin ndërkombëtar.

In : Aktuale

Loading...
loading...