Ziadin Sela takon ambasadorin e Kosovës

Publikuar E martë, 12 Mars, 2019 15:26

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe nënkryetari i ASH-së Vullnet Ferati sot në selinë e ASH-së pritën në takim zyrtar Ambasadorin e Kosovës në Maqedoni shkëlqesinë e tij Gjergj Dedaj.

StrugaLajmStrugaLajm

Kryetari Sela i uroj ambasadorit Dedaj për funksionin e Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, duke i uruar punë të mbarë në afirmimin e raporteve bilaterale, politike dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Kosovës.StrugaLajm

Në këtë takim u bisedua edhe për situatën politike në Maqedoni, për aktualitetet në Maqedoni, zgjedhjet presidenciale si dhe për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe Kosovës drejt NATO-s dhe BE si objektiva kryesore të dy vendeve. Gjithashtu u bisedua edhe për situatën politike në Kosovë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet elita politike në Kosovë në rrugën e integrimit dhe tejkalimit të vështirësive politike, duke ndarë mendimit se duhet gjetur zgjedhja më e mire për interesin Kosovës dhe të qytetarëve te saj.

In : Aktuale

Loading...
loading...