Ziadin Sela:E përkujtojmë 9 korrikun e vitit 1997!

Pasojat e ngjarjeve të 9 Korrikut, ishin shumë tragjike sepse i vranë tre shqiptarë, u plagosën një numër i madh shqiptarësh, u malltretuan pa mëshirë mbi 1000 shqiptarë, u burgosën dhe u dënuan me burg kryetarët dhe kryesuesit e këshillave komunale:Kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, Kryetari i Komunës së Tetovës Alajdin Demiri, Refik Dauti dhe Vebi Bexheti, u plagos rëndë Besim Dogani nga Gostivari ishte vetëm 25 vjeç atëherë, plumbi i policisë e kishte kapur në qafë por Zoti e fali përsëri atë në mesin tonë! Ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut të vitit 1997, kjo ditë e datë e krenarisë së dhimbshme në mbrojtje të flamurit tonë kombëtarë! Flamuri kuq e zi është i shenjtë për të gjithë ata që kanë gjak shqiptari e shqipëtarët këtu janë në shtëpinë e vet! Lavdi dëshmorëve të flamurit kombëtar ! Qoftë i përjetshëm respekti për ata që i humbëm, për ata që sot i kemi në mesin tonë dhe për flamurin tonë kombëtar! Ziadin SelaStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...