Ziadin Sela:Skënderbeu,simboli i bashkimit

550 vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeut është dëshmi për lashtësinë e Kombit tonë dhe kjo na bënë të mdihemi krenarë për historinë tonë të lavdishme përplot me heronjë dhe heroizma që kanë lënë gjurmë në historinë e Kombit tonë por dhe historinë botërore.
Sigurisht se me figurën e Skenderbeut krenohet e gjithë bota dhe ne duhet të ndjehemi të privilegjuar që i takojmë një Kombi kaq fisnik që i ka dhënë botës heronjë dhe figura të rëndësishme historike.
Elementi që e karakterizon figurën e Skënderbeut,përveç heroizmit dhe betejat e lavdishme është edhe fuqia e tij për të bashkuar Kombin.
Prandaj,sot është dita kur duhet të reflektojmë si Kombë dhe këtë elementë të bashkimit ta ngrisim mbi intereset grupore e individuale si dëshmi që jemi pasardhësit e një heroi me përmasa botërore.
Lavdi veprës dhe jetës së Skënderbeut
Lavdi të gjithë të rënëve pët Atdhe.
Ziadin SelaStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...