Zimrisha Kupa, 16 vjecarja nga Veleshta vjen me një libër

Zimrisha Kupa është një nga të rejat strugane që tashmë po noton në ujrat e krijmtarisë letrare.Ajo së fundi ka firmosur librin e sajë të parë ‘’Mbi Betejën e Humbur’’.Zimrisha Kupa është vetëm 16 vjet aktualisht nxënëse e shkollës së mesme ‘’Ibrahim Temo’’.Në këtë libër autorja e re nga Veleshta në poezi flet për perceptimet e saja për botën ku nuk mungojnë endrrat dhe ndjenjat .” Në këtë libër bëhet fjalë për jetë, se si ne jetojmë ose më ndryshe si fantazojmë një jetë, në shumicën e poezive kam folur me fjalë që nuk i kam thënë.. me një fjalë librin do ta përshkruaja si një përmbledhje e ndjenjave, ëndërrave dhe luftë e vetvetes. -Ajo që më shtyu të shkruaj një libër ishte dashuria e madhe që kam ndaj poezive, me kohë fillova të shkruaj dhe ti ruaj ato duke i perfeksionuar deri në pikën që munda dhe gjithmonë pata shpresë që të botoj këtë libër .Përkrahje pata dhe kam akoma nga shumë njerëz, si nga disa Mësimdhënës të mi ashtu edhe nga shoqëria, por jo shumë nga ato të cilët e prisja..” thekson autorja .Zimrisha Kupa lindi më 31 Tetor të vitit 2001 në Strugë. Shkollën fillore e kreu në SHF ” Zini Hani ” të fshatit Veleshtë. Tani është nxënëse në gjimnazin e Strugës SHMK “Ibrahim Temo” ku është vlerësuar me mirënjohje për shkrimet e saj. Në moshë të re filloi interesin për poezi dhe gjithashtu në pikturë dhe vizatim, të cilat vazhdon ti dashuroj dhe ti praktikoj edhe sot e kësaj dite. Poetja thotë që në këtë mënyrë gjen qetësinë shpirtërore dhe shpreson që pse jo në të ardhmen të ketë botim të një vepre tjetër pasi këto janë kujtim i jetës për të. “Çdoherë e kam patur ëndërr që edhe unë të botoj një libër të mbushur me poezi pasi dashuroj vargjet dhe flas me ndjenja të realta. Çdo fillim është i vështirë pasi askush nga ne nuk është i lindur si një Lasgush ose si një Dritëro, por e gjitha që duhet është vetëbesim, vetëvlerësim dhe punë! Suksesi i shkon gjithmonë atij që është duke e kërkuar, por është më mirë të jesh një njeri i vlerave se sa i suksesit!” – kështu u shpreh poetja e re me pak fjalë por me plot kuptim kur u pyet se si ja arriti qëllimit.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...