Zjarrfikësit e Strugës kërkojnë kushte më të mira

Përveç me parkun e vjetër vozitës dhe tashmë të amortizuar, Struga ka nevojë edhe për objekt lundrues për fikjen e zjarrit nga uji ose në ujë. Struga gjendet përreth liqenit të Ohrit dhe lumit Drini i Zi, kështu që shumë shpesh shërbimet e zjarrfikësve nuk mundin të reagojnë në situata kur deri te zjarri duhet të afrohen përmes rrugës ujore.

PATJETËR NA NEVOJITET NJË OBJEKT LUNDRUES SEPSE NE NUK MUNDEMI TË VEPROJMË NË OBJEKTET LUNDRUESE PËR SHPËTIMIN E JETËVE TË NJERËZVE OSE OBJEKTE LUNDRUESE TË KAPLUAR NGA ZJARRI. I LUSIM AUTORITETET KOMPETENTE TA ZGJIDHIN KËTË PROBLEM SA MË SHPEJTË TË JETË E MUNDUR QË TË MUND T’I MBROJMË QYTETARËT DHE OBJEKTET LUNDRUESE DHE NËSE NDODHË NDONJË FATKEQËSI, TË MUNDEMI SHPEJTË TË REAGOJMË”. – THEKSOI RISTE TALESKI, ZËVENDËSKOMANDANT I SHËRBIMIT TË ZJARRFIKËSVE – STRUGË

Me problem të njëjtë ballafaqohen edhe zjarrfikësit në Ohër. Edhe atje ka nevojë për një makinë zjarrfikëse lundruese, para së gjithash për shkak të shumë shtëpive dhe objekteve hotelerike që gjenden përreth bregut të Liqenit. Për shkak të rrugicave të ngushta në pjesën e vjetër të Ohrit, shërbimet e atjeshme të zjarrfikësve vështirë depërtojnë nëse ndonjë objekt që është më larg rrugëve kaplohet nga zjarri.- u shpreh Besim Kadriu, kryetar i sindikatës së zjarrfikësve në Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...