Zoran Zaev: Ka mundësi që Kamçev më ka incizuar edhe mua

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dyshon se edhe ai mund të jetë i incizuar nga biznesmeni Orce Kamçev, në rastin kur ka denoncuar se është zhvatur dhe kushtëzuar nga Bojan Jovanovski në rastin “Zhvatja”, njofton Shenja. Zaev në intervistën për “Fokus” tha se nuk përjashton mundësinë të ketë ndodhur kjo, dhe të jetë incizuar ashtu siç ka ndodhur me personat e tjerë të përfshirë në këtë rast.

“Nuk mund të them saktësisht se më ka incizuar. Nëse ka incizuar gjithëkund, është e mundur që e ka bërë edhe me mua. Kur të hyni këtu tek unë, fillimisht dorëzoni telefonat, sipas procedurës që të kemi takime të lirshme”, u shpreh Zaev, duke shtuar se ka njohuri se në kabinetin e tij kanë vendosur aparate që mund të identifikojnë pajisje për përgjim dhe inçizim. Ndryshe kryeministri Zaev tha se mund të jenë inçizuar edhe bisedat e tij me Kamçev.

In : Aktuale

Loading...
loading...