Zoran Zaev: Ballkani po ndryshon, po bëhet vend më i mirë për jetesë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të përbashkët në Ohër. Zaev mes tjerash theksoi se kjo iniciativë përforcon agjendën evropiane në Ballkan.

“Kemi hapur iniciativë, plan për aksion i cli jep një Ballkan më të ndryshëm, mund të paramendoni që Serbia , Maqedonia dhe Shqipëri hapin nisëm që ftojnë 6 shtete tjera të bëjnë më shumë se sa jemi duke bërë përmes procesi të Berlinit dhe agjendës evropiane. Plani për aksion përfshin lëvizje të lirë me kartë identiteti, mundëson shirita të shpejtë për kamionë në pikat kufitare, pranimin e dokumenteve mes vendeve. Kemi plan si ti pranojmë mes vete edhe diplomat, me qëllim rritjen e kuadrit. Shpresoj që edhe të tjerët ta përqafojnë këtë plan veprimi”- tha mes tjerash Zaev.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...