Zoran Zaev e kaloi lumin,tani do shohim se si do sillet me shqiptarët

Patriot Lumani

Zoran Zaev këtë të diel arriti të fitojë një sfidë të vështirë politike dhe elektorale siç ishte zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut në një kohë që kuotat e tij elektorale ishin minimale te maqedonasit etnik pasi opozita nacionaliste e VMRO-së triumfoi pothuajse në çdo vendbanim të pastër maqedonas. Por këtë festë të opozitës maqedonase e prishën shqiptarët që në raundin e dytë në mënyrë masive votuan kandidatin Stevo Pendaroski.

Zoran Zaev është nga politikanët e rinj maqedonas ndoshta nga të rrallët që nga një kryetar i një qyteti provincial si Strumica në kufi me Bullgarinë të shndërrohet në njeriun më të fortë të politikës maqedonase. Në këtë rrugëtim të tij padyshim çelësi i suksesit përveç karizmës, guximit dhe vendosmërisë që tregoi në shpalosjen e përgjimeve (bombave) kundër qeverisë autokratike të Gruevskit, faktor vendimtar rezultuan shqiptarët që në disa raste i dhanë dorën karrierës politike të tij. Zoaran Zaev falë shqiptarëve dhe premtimeve se do të instalojë një politikë më afirmative ndaj tyre kaloi sfidën e vështirë të krijimit të qeverisë edhe pse partia e tij rezultoi më pakë e votuar se VMRO te blloku maqedonas. Ai arriti të krijojë qeveri falë votave vendimtare të partive shqiptare por edhe të votës së drejtpërdrejt që një pjesë e elektoratit shqiptar adresuan për partinë e tij. Ai arriti marrëveshje më Greqinë edhe falë sigurisë që gjithë elita politike shqiptare në Maqedoni i qëndroi në krah duke i siguruar mbështetje në referendumin konsultativë ku edhe pse nuk u arriti cenzusi falë votave të shqiptarëve ai nuk u turpërua, por vazhdoi drejt ndryshimeve kushtetuese në funksion të përmbylljes së marrëveshjes për ndërrimin e emrit me Greqinë, marrëveshje e cila i siguroi vendit pranimin në NATO. Sfida, e fundit që Zoran Zaev e kaloi ishte zgjedhja e presidentit ku votat shqiptare si në raundin e parë dhe të dytë determinuan fitoren e të përzgjedhurit të tij dhe tashmë kryetarit të ri të shtetit Strevo Pendaroski.StrugaLajmStrugaLajm

Si do të sillet tani Zoran Zaevi me shqiptarët?

Tashmë Zoran Zaev i ka kaluar të gjithë pengesat me kosto të mëdha politike dhe me gjasë është para një kapitulli të ri. Pyetja që shtrohet tani, ai me shqiptarët do të ndjekë një linjë afirmative si deri tani, apo për të rritur mbështetjen te maqedonasit do riorientojë një politik më nacionaliste. Matematikat elektorale si në referendum ashtu edhe në dy ciklet e zgjedhjeve presidenciale atë dhe partinë e tij votuesi maqedonas nuk e voton në shumicë por vazhdon të mbështes nacionalistët e VMRO-së. Ndërkohë zgjedhjet e rregullta duhet të zhvillohen në vjeshtën e vitit 2020 dhe kjo dilemë elektorale do të zbulojë se sa i vërtetë ka qenë Zoran Zaev me shqiptarët apo e gjitha kjo ka qenë një lojë e mirë studiuar politike që i siguroi pushtetin dhe ai do rikthehet në shtratin e vjetër të partisë së tij që vjen nga Lidhja Komuniste. Tashmë karriera e tij politike është para një momenti të ri: A do të vazhdojë ai të llogarisë në mbështetjen e shqiptarëve në këto nivele edhe në të ardhmen apo do të ndërrojë kursin për të marrë më shumë vota te maqedonasit? Kjo pyetje do të marr përgjigje gjatë këtij vit.StrugaLajm

Në raport me shqiptarët qeverisja e Zaevit nuk është se ka sjell ndryshme të mëdha cilësore sa i takon të drejtave kolektive përveç ligjit për gjuhën shqipe i cili nuk barazon shqipen me gjuhën maqedonase në nivelin shtetëror por avancoi dukshëm përdorimin e sajë në të gjitha nivelet. Një meritë që mund t’i njihet Zaevit është relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike që janë dukshëm më të mira se gjatë qeverisjes së Gruevskit i cili mbijetoi në pushtet për 10 vjet edhe falë diskursit të tij nacionalist. Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të kenë problematika të shumta që presin zgjidhje si në arsim, shëndetësi, punësim dhe mbi të gjitha në drejtësi që shteti i përbashkët të jetë i barabartë si për ta ashtu edhe për maqedonasit.

Shqiptarët në Maqedoni presin që paraja shtetërore të shkojë edhe te ata në investime kapitale të prekshme në vendbanimet e tyre dhe jo vetëm te elitat e tyre politike që në këto 30 vjet janë pasuruar në kurriz të tyre duke harruar shqiptarin e rëndomtë por duke u mjaftuar vetëm me benefitet financiare për klanet e tyre.

Sot shqiptarët e Maqedonisë kanë politikanë shumë të pasur por nga viti në vit rritet numri i të varfërve dhe i atyre që braktisin vendlindjen sepse asnjëherë nuk e ka patur ndihmën dhe kujdesin e shtetit por përkundrazi janë stimuluar që të largohen. Nëse politikani Zaev në të ardhmen do të promovojë politika që do prekin shqiptarin e rëndomtë do të marrë mbështetje por nëse do të ndërrojë kurs për arsye elektorale kjo mbështetje do t’i reduktohet dhe me gjasë do të jetë e fundit për të.

KOHA.net


Loading...
loading...