Zoran Zaev i thotë Ahmetit se mund ti humb zgjedhjet në 6 njësi zgjedhore, hajde ta bëjmë një

Kryeministri Zaev sot në parlament takoi partitë e vogla të cilat kanë marrë iniciativën për ndryshimin e modelit të tanishëm zgjedhor nga 6 njësi ta bëjnë vetëm në një Njësi zgjedhore. Në këtë takim nuk morrën pjesë VMRO dhe BDI, raporton Tetova1.

Sipas Zaevit kjo është një iniciativë që duhet përkrahur që njëherë dhe përgjithmonë ta thejmë sistemin e betonizuar dypartiak dhe i bëri thirrje edhe BDI-së që ta përkahë pasi opozita shqiptare do të bashkohet dhe do ta hedh jasht parlamentit partinë e Ahmetit. StrugaLajmStrugaLajm

“BDI është partner i im i koalicionit dhe dua ta kujtoj se opozita shqiptare po bashkohet në terren . Me sistemin e 6 Njësive Zgjedhore BDI po heq dorë nga votat tradicionale që i fiton në njësinë e tretë dhe të katërt” ka deklaruar Zaev. StrugaLajm

Ai ka ftuar partinë e Ahmetit që ti bashkohet iniciativës për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe ta bëjnë ndryshimin para zgjedhjeve paralmentare në vend.

In : Aktuale

Loading...
loading...