Zoran Zaev: Jo 500 ose 1000, rroga minimale do të rritet për shumë më shumë

Kryeministri Zoran Zaev premtoi nga Kumanova rritje të vazhdueshme të rrogave në Maqedoninë e Veriut. Në tribunën e mbajtur me sloganin “Në rrugë të drejt”, Zaev theksoi se kjo Qeveri vazhdimisht është përkujdesur për qytetarët përmes zbatimit të masave për përmirësimin e jetës së tyre dhe për të pasur më shumë para. Sipas tij, me rritjen e rrogës minimale deri në 12.500 denarë, jan barazuar gjitha industritë dhe janë siguruar më tepër para për buxhetet familjare. “Por, e dimë se edhe kjo nuk mjafton. Janë duk përfunduar bisedimet për rritje të ri të pagës minimale për edhe më shumë para në buxhetet familjare. Bisedimet me sindikatat dhe pronarët po përfundojnë. Së shpejti do të ketë rritje të re, dukshëm rritje të rrogës minimale. Jo për 500 ose 1000 denarë, por shumë ma shumë”, ka deklaruar Zaev. Sipas tij, me subvencionimet deri në 100 euro për të gjithë ato kompani që rrisin rrogat e punëtorëve, do të nxisim rritje të re të rrogave. Zaev në tribunë paralajmëroi edhe masa të tjera në planin ekonomik, ndërsa dëgjoi edhe kërkesat e qytetarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...