Zoran Zaev: Kam pasur frikë se do të më përfundojë jeta më 27 prill

Kryeministri Zoran Zaev sot në Gjykatën Penale u përball me Ilija Petrushevskin, i cili akuzohet për veprën penale dhunë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Zaev në seancë tha se gjatë dhunës në shtëpinë ligjvënëse ka pasur frikë se do ta humb jetën. “Kam pritur në çdo sekondë ta humb jetën. Kam ndjerë frikë, jetën e kam pasur të rrezikuar. Kam pasur ndjenjë të cilën asnjëherë deri atëherë nuk e kam pasur, se do të për përfundojë jeta”, tha Zaevi. Megjithatë, pas kërkim faljes së Petrushevskit, Zaev tha se nuk do të kërkojë dëmshpërblim, ndërsa nga gjykata kërkoi ta ketë parasysh aspektin social, si dhe të gjitha rrethanat dhe të marrë vendim juridik për atë që ka ndodh. Kryeministri në deklaratën për media pas dëshmimit theksoi se pret sistem juridik që do të mbajë llogari me sanksionin që të dërgohet mesazh asnjëherë më të mos përsëriten veprat siç ka qenë dhuna më 27 prill.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...