Zoran Zaev në mars rikonstruon Qeverinë

Me kërkesë të kryeministrit Zoran Zaev në muajin mars do të ndodhë rikonstruimi i Qeverisë. Në kuadër të këtyre paralajmërimeve që vijnë nga LSDM, në Qeveri pritet të hyjë një parti tjetër shqiptare, ndërsa më të përfolur janë nga Lëvizja BESA, shkruan INA.

Në rast se do të hyjë BESA, atëherë në tryezë janë ministri dhe drejtori, por do të ketë ndërrim dikasteresh edhe mes partive më të mëdha LSDM dhe BDI.

LSDM planifikon të jap Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe nga BDI të marrë Ministrinë e Drejtësisë, dikasteri kyç për reformat. Po ashtu nuk përjashtohet edhe largimi i zv/kryeministrit për çështje ekonomike, Angjushev, i cili nuk po shihet në sy të mirë nga socialdemokratët, për shkak të ndikimit të tij dhe bizneseve që po bën në emër të Qeverisë, duke synuar edhe marrjen e terrenit politik në LSDM.StrugaLajm

Në rrezik do të jetë RDK e Vesel Memedit, që mund të humbasë ministrinë e Pushtetit Lokal dhe në këmbim të saj të përfitojë ndonjë post zv/ministri dhe drejtoritë që ka.StrugaLajm

Nga BDI mohojnë këto zëra, duke theksuar se periudha e marsit është vendimtare për proceset politike në vend. Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ndërrimet të bëhen për çështje teknike dhe përforcim të kabinetit qeverisës.

In : Aktuale

Loading...
loading...