Zoran Zaev nga Ohri: Ndërtojmë Ballkan të shek. XXI

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook njoftoi për fillimin e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimorë në Ohër. Zaev mes tjerash thekson se takimi përforcon vlerat evropiane dhe ndihmon në ndërtimin e Ballkanit të shekullit 21.

“Filluam takimin me krerët e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe arritjes së qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimit në BE.Nga Ohri, të gjithë ne dërgojmë një mesazh të qartë se përmes koordinimit dhe aktiviteteve tona të përbashkëta praktikojmë sjellje evropiane – në shtëpi, duke forcuar vlerat evropiane dhe duke ndërtuar Ballkanin e shekullin XXI. Një rajon me stabilitet dhe prosperitet”, shkruan Zaev.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...