Zoran Zaev paralajmëron rikonstruimin e kabinetit qeveritar

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar rikonstruimin e kabinetit qeveritar për shkak rritjes së numrit të deputetëve të shumicës parlamentare.

Këtë komente Zaev, i ka bërë gjatë një tribunës në komunën Konçe. Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve se përse pritet 10 muaj nga formimi i qeverisë të ketë ndryshim të funksionarëve, të cilët as nuk dinë e as që përpiqen, Zaev u përgjigj se rikonstruim do të ketë, sepse do të rritet numri i deputetëve në shumicën parlamentare.

“Së pari do të ketë rikonstruim për shkak se do të rritet numri i shumicës parlamentare. Bisedojmë me deputetë shtesë dhe mendoj se mund të sigurojmë stabilitet më të madh të kuvendit në më shumë aspekte. Mendoj se edhe opozita do të kthehet, por edhe numri i përgjithshëm i shumicës parlamentare duhet të jetë më adekuat, që të mos ketë ndërprerje të seancave, pauza. Besoj se do të kemi sukses në këtë dhe kjo do të siguroj rikonsturim të Qeverisë”, ka thënë Zaev.

Ai edhe njëherë ka shtuar se ka funksionarë që nuk dinë dhe as që përpiqen të punojnë.

In : Aktuale

Loading...
loading...