ZORAN ZAEV: PËR ASIM MUSËN VENDOSIM DERI NË FUND TË JAVËS

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa, po vazhdon të insistoj në pafajësinë e tij. Edhe pse pas zbulimit të skandalit me pacientët e Shqipërisë, paralajmëroi dorëheqje, ai ka qenë prezent dje në aktivitetin e ministrisë në Strugë.

Por sipas kryeministrit, kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të javës.StrugaLajmStrugaLajm

“Është formalizuar e gjithë procedura, sot do të flasim me partnerin e koalicionit. Sot dhe nesër do të ketë seancë të qeverisë. Duke pasur parasysh se qeveria teknike do të formohet më 3 janar, bashkë do të vendosim se si do të zëvendësohet përfaqësuesi i parë i partnerit të koalicionit në Ministrinë e Shëndetësisë. Nëse vendosim kush do të zëvendësojë, do ta propozojmë tek kuvendi, e nëse jo do të emërohet ndonjëri prej përfaqësuesve të tyre në nivel të këshilltarit që të jemi racional në vendimet.” –tha Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev.StrugaLajm

Kryeministri druan se nëse propozohet zëvendësi i tij, mund të keqpërdoret foltorja e kuvendit për pikë politike. Musa deponoi dorëheqje pasi u publikua video nga “FiksFare” ku shihet se si merr nga pacienti 50 euro. /Furkan Saliu/

In : Aktuale

Loading...
loading...