Zoran Zaev: Rinia nuk duhet të largohet nga vendi, do bëhet mirë edhe në Maqedoninë e Veriut

Liderët politik nga rajoni duhet t’i sigurojnë të gjitha kushte me qëllim që të rinjtë ta pranojnë dhe ta udhëheqin valën e ndryshimeve në vendet e tyre dhe në rajon dhe të bëhemi pjesë konkurruese e Evropës, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në sesionin plenar përmbyllës të Forumit të katër për lider të rinj, që mbahet në Novi Sad, i titulluar “Ballkani Perëndimor në 2030 – Viza. Dëshira. Realitete”.

“Transformimi ka filluar ta ndryshojë rajonin dhe krijon kushte t’i aplikojmë dhe zbatojmë standardet evropiane në përditshmëri dhe në komunikim mes popujve të rajonit”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se nuk ka porosi më të mirë për ardhmërinë tonë për dhjetë vite, nga ky takim në të cilin janë mbledhur të rinj të dërgojnë porosi se janë të inkurajuar dhe motivuar dhe duan në mënyrë aktive të marrin pjesë në krijimin e ardhmërisë personale në rajon dhe Evropë.

Potencoi se liderët politik duhet t’i sigurojnë të gjitha kushtet që të rinjtë të marrin pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Evropa.

Duke folur për vendimin e Këshillit Evropian të mos u mundësohet fillimi i negociatave vendit tonë dhe Shqipërisë, kryeministri Zaev vlerësoi se kjo ka pasur ndikim negativ në tërë rajonin, duke potencuar që megjithatë nuk duhet të ndikojë në motivimin për transformimin e shoqërisë së vendit të Ballkanit Perëndimor dhe se reformat dhe ndryshimet në pajtim me standardet evropiane duhet të fitojnë dinamikë edhe më të madhe.

Loading...
loading...











Loading…


loading…