Zoran Zaev shkoi në Austri, koalicioni ende padrejtim?

Kryeministri Zoran Zaev ka udhëtuar drejt Vjenës për pjesëmarrje në një forum ekonomik ndërkombëtar, por duke lënë pezull çarjet e krijuara në koalicionin qeverisës, sidomos me Aleancën për Shqiptarët, informon INA.

Zaev më parë paralajmëroi se gjatë fundjavës mund të bisedojë për këtë çështje, duke mos përjashtuar zgjerimin e koalicionit qeverisës, edhe me parti tjera.

Megjithatë ai në fund të javës së kaluar tha se gjatë kësaj jave do të ulet dhe do të bisedojë për çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e partnerëve të koalicionit dhe qeverisë.StrugaLajmStrugaLajm

Zaev tha se takimet do të zhvillohen në frymë të zgjerimit të shumicës parlamentare, me të gjithë subjektet dhe deputetët e pavarur që janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës dhe e ndryshimeve të mëdha.StrugaLajm

Alsat mëson se këto takime do të mbahen pas fundjavës, gjegjësisht ditën e hënën. Edhe nga Aleanca për Shqiptarët presin që takimi me kryeministrin Zaev të zhvillohet pas fundjavës. Nga partia e Selës vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se do jenë pjesë e qeverisë reformuese dhe se nuk do të bëjnë lëvizje nga shumica parlamentare, së paku deri në arritjen e premtimeve që u dhanë votuesve të tyre gjatë fushatës. Zërat për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria u shtuan pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale kur Aleanca e cila është pjesë e ekzekutivit dhe Besa opozitare bënë koalicion zgjedhor.

In : Aktuale

Loading...
loading...