Zoran Zaev të enjten merrë mandatin për formimin e Qeverisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të enjten pritet të marrë mandatin nga Gjorgje Ivanov për formimin e Qeverisë së re, raporton Fokus. Sipas kësaj reviste, kjo do të ndodhë një ditë para skadimit të afatit.  “Me rëndësi është që ka vullnet për të zgjidhur situatën dhe besojmë se më 18 maj do të përfundojmë gjithçka”, thonë burime nga kabineti i Ivanovit. Kushti i Ivanovit siç dihet është që ai të jap garanci se nuk do të rrezikohet karakteri unitar i Maqedonisë dhe integriteti i vendit.

In : Aktuale

Loading...
loading...