Zoran Zaev:Paga minimale prej 12.000 denarë edhe për industrinë

Rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë nga shtatori do ta ndjejnë edhe të punësuarit në industrinë tekstilit dhe të lëkurës.

Kryeministri, Zoran Zaev, i cili sot së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ishte për vizitë në dy fabrika tekstili në Shtip, deklaroi se me këtë masë hapen edhe mundësi për rritjen e pagave në shtet.

“Ajo që është shumë e rëndësishme është se rritja e pagës minimale është 12.000 denarë e hap spiralen e rritjes së pagave të përgjithshme në Republikën e Maqedonisë. Gjithsesi, targeti i parë janë sektori i tekstilit dhe i lëkurës si industritë më pak të paguara”, deklaroi Zaev.StrugaLajm

Paralajmëroi se Qeveria do të financojë edhe pushimet verore për 35.000 punëtorë, me çka përfitim do të kenë kapacitetet turistike vendore.StrugaLajm

Si pjesë të masave për mbështetje, kryeministri Zaev e theksoi subvencionimin me çka çdo muaj në ekonomi do të derdhen nga 1,5 milionë euro, ndërsa paralajmëroi edhe një paketë të re masash për kompanitë vendore dhe të huaja me të cilat do të kenë trajtim të barabartë nga Qeveria.

In : Aktuale

Loading...
loading...