Zvicër : një Projekt-ligj për njohjen e bashkësive fetare !

Lirim BEGZATI

Një kanton zvicran, i pjesës frankofone, i quajtur Neuchâtel, i njohur si një shembull frymëzues për promovimin e tolerancës ndërfetare, ka marrë një iniciativë për njohjen e statusit të bashkësive fetare në shoqëri. Shembullë ky i parë në praktikën zvicrane.

Apo më konkretisht, kemi të bëjmë me një Projekt-ligj lidhur me njohjen e bashkësive fetare të kantonit. Një inicitivë kjo që tregon, në mes tjerash, edhe një përkushtim ndaj një menaxhimi sa më të mirë të diversitetit fetar në nivelin kantonal.

Për arsye të kompleksitetit të çështjes që trajtohet, prezantuesit e projektit tregohen të kujdesshëm, duke argumentuar aktin përkatës si një vullnet politik për njohjen e rolit të bashkësive fetare, e jo të një besimi fetar.
Kjo nënkupton ate se synohet një njohje e rolit dhe statusit të një bashkësie fetare, duke mos shkuar më larg apo duke mos ndërhyrë edhe në aspektet që kanë të bëjnë me njohjen e një besimi të caktuar fetar. Dy aspekte pra të ndara, njëra nga tjetra.

Partitë e djathta tregojnë një formë skepticizmi ndaj projektit, duke u bazuar, siç thonë ata, në parimin se « Në një Republikë laike moderne, Shteti nuk duhet me ndërhyrë në çështjet e tilla, duke u mbështetur edhe në vlerën e një parimi tjetër parimit të « Ndarjes së roleve (apo pushtetit) në mes të Shtetit dhe Fesë », apo siç thuhet tradicionalisht « Parimi i ndarjes së pushtetit në mes Shtetit dhe Kishës».

Vetëm fakti se formulimi i tillë identifikon shprehimisht vetëm një fe të caktuar (krishtere), tregon ate se parimi përkatës nuk duket se është i adaptuar me realitetet aktuale. Formulë pra që jepë përshtypjen e njëllojë « ekzistence zyrtare » të vetëm një feje në territorin e caktuar.

Projekt-ligji i propozuar bartë në vehte përparësi të shumta pasi që, duket se shkohet në drejtim të njohjes « zyrtare » të një realiteti të ri të krjuar në kanton (por edhe në Zvicër), duke synuar, në mënyrë, të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, që t’i afrohemi pak më tepër realitetit të ri të krijuar, edhe ate në emër të nevojave të një kohezioni më të mirë ndërfetar.

Njëfarë interpretimi na lejon që inicitivën e tillë ta kuptojmë edhe si një vullnet poltik për institucionalizimin e feve të ndryshme në nivelin kantonal. Megjithatë, ky projekt nuk parashikon assesi një formë automatizmi të njohes së një bashkësie fetare. Lidhur me këtë, rregulla tejet të ashpra parashikohen në Projekt-ligj.

Marrë parasysh dinamikën pozitive të promovimit të fesë islame në territorin kantonal, nuk duket aspak e besueshme që të ketë ndonjë pengesë për njohjen e bashkësisë fetare muslimane. Kuptohet nëse projekt ligji kurrorëzohet me sukses.

Debati që zhvillohet aktualisht në Parlamentin kantonal duket i ashpër. Nuk dyshohet se kjo çështje mund t’i nënshtrohet edhe një referendumi (që mund të inicohet sidomos nga kundërshtarët e projektit), ku fjalën e fundit do ta kishte pastaj populli.

Pasi që është ky shembulli i parë i një iniciative të natyrës së tillë, rrjetet mediatike të pjesës së Zvicrës gjermanofone tregojnë një kurreshtje të madhe ndaj këtij debati. Ndoshta pikërisht nga fakti se siç duket, problematika e qasjes politike ndaj fesë duket sadopak më komplekse në pjesën gjermane.

Ta përfundojmë me një fjalë domethënëse të një deputeti kantonal socialist (i një partie që mbështetë pas rezervë projektin) i cili, ndër të tjerat theksoi « në konkestet e krijuara, nuk mund të imagjinohet një paqë qytetare pa një paqë fetare ».

Neuchâtel, më 8.11.2017


Loading...
loading...