Zvicër, pensionisti nuk e paguan gjobën, vuan dënimin në një burg si në hotel

“Unë jam i pensionuar dhe kisha kohë të shkoja prapa grilave”, ka pohuar 75-vjeçari për “Frauenfelder Nachrichten”. Pas një delikti në komunikacion, ai është dashur të paguajë gjobë prej 700 frangash. Por, kjo nuk i ka shkuar për shtati pensionistit, prandaj vendosi që të shkojë prapa grilave në burgun e Frauenfeldit. Vuajtja e dënimit i është llogaritur me mëditje prej 100 frangash, që i kompensoi me shtatë ditë. Familjes së tij nuk i kishte ardhur mirë: “Të afërmit e mi u rebeluan, por unë dëshiroja ta shijoj këtë luks”, shpjegon i moshuari më tej.

Në fakt, tregimi i pensionistit për qëndrimin në burg duket sikur ai të ketë qëndruar në një hotel për pushim. “Javën në burg vërtetë e shijova siç duhet. Nuk duhej të gatuaja, më shërbenin dhe përkujdeseshin për mua”, ka vazhduar ai shpjegimin.

Kundër monotonisë, në qelinë e tij ka pasur televizor ose kohën e tij të lirë e ka kaluar me lojën sudoku apo ka lexuar gazeta.StrugaLajm

Mbresat më të mëdha: Ushqimi. Ishte shumë i mirë, vinte rregullisht dhe me kohë, ndërsa shërbimi ka qenë për mrekulli. Edhe shtrati ka qenë si i shtëpisë, madje ka qenë e lejuar pirja e duhanit.StrugaLajm

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg, ai ka pasur kohë të mendojë edhe për sistemin penal zviceran. “Mendoj se ky sistem nuk është adekuat, që kriminelët të trajtohen në këtë mënyrë. Patjetër duhet të ndërmerren masa tjera, pasi në këtë mënyrë ndjehesh vërtetë si në hotel”, pohon 75-vjeçari. Për këtë arsye ai preferon pranga në këmbë. Po t’i paraqitet rasti, ai sërish do të bënte ndonjë kundërvajtje dhe do të shkonte me kënaqësi në burg.

Se burgjet zvicerane janë komode, shpeshherë është diskutuar. Por, Benjamin F. Brägger, sekretari i burgjeve rajonale në një pjesë të Zvicrës, në një intervistë të mëhershme kishte deklaruar se burgjet janë pasqyrë e zhvillimit të një vendi. Kushtet e këqija do të shkaktonin pakënaqësi tek të burgosurit dhe do ta shtonin urrejtjen ndaj shtetit. /Albinfo.ch/

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...