Zvicër, “Tempo 30”, pro dhe kundër

“Tempo 30” jo vetëm në rrugët e lagjes, por në të gjitha rrugët komunale. Kjo është ajo që duan gjithnjë e më shumë qytete dhe komuna zvicerane. Më 4 mars, për shembull, Solothurn Hägendorf do të votojë për një propozim të këtillë, dhe qyteti i Cyrihut gjithashtu dëshiron të prezantojë “Tempo 30” në disa rrugë kryesore. Kjo ka për qëllim zvogëlimin e ndotjes dhe zhurmës për banorët lokalë, shkruan albinfo.ch.

Por shoqatat e makinave ACS dhe TCS janë kundër projektit në Zurich dhe kanë apeluar kundër shumicës së këtyre projekteve. Reduktimi i përkohshëm nuk ndihmon në zvogëlimin e zhurmës së rrugëve.StrugaLajm

Reto Cavegn, drejtor menaxhues i seksionit të Zyrihut i TCS-së, përmend tri arsye pse ai është në mënyrë kategorike kundër zvogëlimit të shpejtësisë në 30 km në orë në rrugët kryesore. Së pari, «Tempo 30» në rrugën kryesore dhe në qendër të qytetit do të sjellë më shumë ngecje në komunikacion dhe përfundimisht penalizon shoferët.StrugaLajm

In : Rajoni

Loading...
loading...