Zviceranët në ndihmë të lokes shqiptare me tre persona të sëmurë

Vitin e kaluar, Shqipëria ka përjetuar një dimër jashtëzakonisht të ashpër, dëbora kishte zbritur deri në ultësirë. Ai i cili banonte në ndonjë apartament të ngrohtë, mund t`i gëzohej shkëlqimit të bardhë, fjolla-fjolla.

Por për familjet si të lokes Bedrie, dëbora dhe i ftohti paraqesin problem të madh. Bedria jeton në një kasolle të vjetër dhe jo gjithmonë mund të organizojë drunj për ngrohje, shkruan „Weihnachtspaeckli.ch“, përcjellë portali „Shtegu.com“. Çatia është pothuajse e shkatërruar, ndërsa kasollja e errët, e lagur dhe e ftohtë.

PROMOTED CONTENT by Mgid

The 10 Best Female Rappers Of All Time
herbeauty.coStrugaLajm

7 Cliches About Love That Make You Want To Scream
herbeauty.coStrugaLajm

Charcoal Food Is The New Trend You’ll Want To Try
herbeauty.co
Me një zë drithërues, ajo rrëfen se po përpiqet të përkujdeset për burrin e saj të paralizuar dhe vajzën e djalin e saj me aftësi të kufizuara mendore.

Djaloshi 25-vjeçar shpeshëherë largohet nga kasollja, ndërsa ajo është e detyruar ta kërkojë me orë të tëra. Ata jetojnë me një ndihmë sociale prej rreth 80 eurosh. Ndonjëherë të hollat nuk mjaftojnë as edhe për medikamentet e nevojshme.

Lokja Bedrie duket e stërlodhur, brengat e saja i kanë shkaktuar gremina të ashpra në fytyrën e saj. Porsa e hapë pakon dhe në të sheh artikuj ushqimorë, shpërthen në vaj: „Ju më bëtë të lumtur, zemra po më rrahë sikur do të dalë jashtë. Ka kohë të gjatë që nuk kam buzëqeshur“, i falënderon lokja donatorët, me një lumturi të papërshkrueshme. Gjatë muajit të ardshëm, lokja Bedrie nuk do ta çajë kokën se çfarë do të shtrojë në tavolinë. (Shtegu.com)

In : Rajoni

Loading...
loading...