Zvicra në gjah pas mashtruesve që “hazër” marrin pensionin dhe ndihmën sociale

Një lexues i INA ka shkruar në adresën tone se policia sekrete zvicerane përmes informatorëve të tyre shqiptarë po gjuan një numër të madh të shqiptarëve, të cilët në mënyrë të padrejtë po shfrytëzojnë asistencën sociale dhe pushimet mjekësore, duke përfshirë edhe pensione invalidore.

Sipas dëshmitarit që ka rrëfyer në këtë mënyrë po dëmtohen miliona franga që jep Qeveria zvicerane për këtë kategori të manipulatorëve, të cilët po i shmangen punës, ndërsa në anën tjetër po përfitojnë ndihmën sociale që është në disa raste dy e treta e rrogës, por duke u liruar nga obligime të detyrueshme ndaj shtetit, transmeton INA.StrugaLajm

Në cak janë edhe xhamitë dhe klubet e shqiptarëve, ku po vëzhgohen të gjitha këto raste, pasi që ka informacione se këta individë kohën e kalojnë në klubet dhe qendrat e tyre të komunitetit, por edhe nëpër xhami.StrugaLajm

Në plan e sipër është një projekt  – ligj tjetër që të gjithë këta të kthejnë paratë e keqpërdorura, pasi që përmes manipulimeve dhe mashtrimeve janë shëndërruar në “agallarë” ballkanik në mes të Zvicrës.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...