Аrrestohet në Greqi shtetasi i Maqedonisë me rreth 167 kg kanabis të fshehur në kamion

Pothuajсе 167 kilogramë kanabis dhe një pistoletë ka zbuluar policia greke në një kamion transportues në autostradën nga Evzoni drejt Selanikut dhe e ka arrestuar shoferin, shtetas i huaj, i cili ngarkohet për futjen e drogës në Greqi, ndërsa sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, bëhet fjalë për një shtetas 37 vjeçar të Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga policia greke kumtojnë se i arrestuari me kamion për transport ndërkombëtar ka hyrë në Greqi nga vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë), ndërsa është ndalur në autostradën drejt Selanikut në aksion të organizuar të Sektorit për luftë kundër drogës dhe me ndihmën e qenit u zbulua droga.StrugaLajm

Personi i arrestuar u dërgua para prokurorit publik. Policia greke, në Fejsbuk publikoi video nga zbulimi i kanabisit në kamion./MIAStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...