1.6 milionë udhëtarë në Maqedoni nëpërmjet aeroporteve

Përmes dy aeroporteve të Maqedonisë “Leka i Madh” dhe “Shën Pali”, në nëntë muajt e parë të vitit kanë udhëtuar 1.546.193 udhëtarë, që është për 12 për qind më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Siç informojnë nga TAV Maqedoni, dy aeroportet nga janari deri në shtator të këtij viti kanë shërbyer gjithsej 13.752 fluturime, që është rritje për gjashtë për qind në nivel vjetor. Sipas statistikave të TAV për qarkullim të udhëtarëve, në nëntë muajt e parë, destinacioni më frekuent nga aeroporti i Shkupit është Stambolli (12.4 për qind), pastaj vijojnë Cyrihu (8.7 për qind), Vjena (6.8 për qind), Baseli (5.1 për qind), Malme (4.6 për qind) dhe Londra (3.9 për qind).

Numër më të madh të udhëtarëve 57.5 për qind ka marrë Uiz er dhe pastaj vijojnë Turkish Erlajns me 8.5 për qind, Austrian Erlajns 6.8 për qind, Gjermania Flut 5.1 për qind dhe Pegasusu Erlajns me 4.5 për qind.

Aeroporti i Shkupit sivjet e kishte gushtin më të qarkullueshëm deri më tani, duke shërbyer 216.409 udhëtarë, me rritje prej 23.7 për qind në qarkullimin e udhëtarëve dhe 22.4 për qind rritje të numrit të fluturimeve, duke arritur numra rekorde në komunikacion deri më tani, që ishte ndihmuar nga ngjarja sportive – UEFA Super kupa. Dita më frekuente në aeroportin e Shkupit ishte 7 gushti kur janë transportuar 8.283 pasagjerë me 98 fluturime.

“Rritja e transportit të udhëtarëve vazhdoi edhe në vitin 2017, edhe pse në gjysmën e parë të vitit kishin rritje relativisht më të vogël, por pas vendosjes së katër linjave nga aeroporti i Shkupit dhe fluturimeve të reja sezonale nga aeroporti i Ohrit, në gjysmën e dytë të vitit, sërish kemi vërejtur numra dyshifrorë në rritjen e numrit të udhëtarëve. Presim ta përfundojmë vitin me rritje solide të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve”, deklaroi Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.StrugaLajm

Si operator i aeroportit TAV Maqedoni, shtoi, edhe më tej do t’i promovojë aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit te kompanitë ajrore dhe tur-operatorët, me qëllim të mundësojë destinacione të reja dhe linja të reja ajrore për udhëtarët tanë.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...