1 miliard euro, nesër “El Clasico” më e shtrenjtë

Nesër, në orën 13:00, në “Santiago Bernabeu”, do të luhet “El Clasico” më e shtrenjtë në historinë e futbollit mes dy klubeve dhe kjo falë përbërjes së Real Madrid dhe Barcelona-s. Plot 983 milionë euro do të “zbresin” në fushën e lojës, vlerë kjo e përgjithshme, sipas “Transfermarkt”, e 22 futbollistëve që pritet të aktivizohen si titullarë.

Real Madrid kushton më shumë se Barcelona në këtë aspekt. 11-shja e “Los Blancos” kap shifrën e 503 milionë eurove, ndërsa ajo katalanase 480 milionë eurove. Zidane pritet ta nisë takimin me portierin Keylor Navas (18 milionë euro), në mbrojtje me Carvajal, Varane, Ramos dhe Marcelo (163 milionë), në mesfushë Casemiro, Kroos, Isco dhe Modric, (162 milionë), në sulm Ronaldo (100 milionë) dhe Benzema (60 milionë).

Në kampin e Barcelonës, trajneri ​​Ernesto Valverde pritet të aktivizojë në portë Ter-Stegen (25 milionë), në mbrojtje Sergi Roberto, Pique, Jordi Alba dhe Vermaelen (100 milionë), në mesfushë, Busquets, Rakitic dhe Paulinho (125 milionë), në sulm Leo Messi, Luis Suarez dhe Andres Iniesta (230 milionë).

In : Sport

Loading...
loading...