1 prilli dita e gënjeshtrave, lejohet gënjeshtër e vogël, që nuk dëmto

1 Prilli njihet si “Dita e Gënjeshtrave” dhe është një prej ditëve më të përfolura të viti ku njerëzit për të ngritur humorin njëri-tjetrit argëtohen duke sajuar ndonjë gënjeshtër. Edhe tek ne të gjithë mundohen të bëjnë shaka të vogla. Si për shembull në vend të sheqerit hedhin krypë në kafe por duhet pasur kujdes që të mos themi gënjeshtra të mëdha që mund të shkaktojnë përkeqësim të shëndetit.

“Jo njëher por shumë herë deri sa kam punuar,tash më rrallë se jam plakur. Interesante ka shumë.. të bëjshin që mu habit e me shku sa më shpejtë në shtëpi,pak edhe më të këqia se sa duhet”…

“Të them të drejtën nuk më kanë gënjyer por as unë se kam gënjyer askënd,mendoj se është festë për të rinjt”…

“Unë se kam zakon asnëherë me gënjyer,cka di drejt me kallxu…

“Aaa dita e shakave po po më kanë thënë diqka shoqëria”…

“Po më herët kishte shaka si t ë janë grisur pantallonat, kravatën se ke, ke diqka në fytyrë etj”, thanë qytetarët e anketuar.

1 prilli njihet edhe si dita e karnevaleve, në këtë ditë mundohen të maskohen për të ikur qoftë edhe një ditë nga uni I tyre. Por edhe më të pafajshmit-fëmijët, më 1 prill, mundohen të imitojnë personazhet e tyre të preferuar. Dita e gënjeshtrave është një festë jozyrtare që festohet nga shumë njerëz të Botës.

Asnjëri nuk e di nga e ka prejardhjen kjo festë. Gënjeshtra më e bukur është bërë në vitin 1957 kur një nga stacionet televizive të Zvicrës tha se njërëzit po korrnin makarona nga pemët.

In : Aktuale

Loading...
loading...