10 aplikacionet mobile që harxhojnë më shumë bateri

Edhe pse telefoni karikohet çdo ditë deri në 100 për qind, në përdorim real bateria shpesh zbrazet shumë më shpejt se sa pritet. Në shumicën e rasteve, problemi nuk qëndron te bateria, por te aplikacionet që përdoren çdo ditë dhe që konsumojnë shumë energji, sidomos në sfond.
Sipas një analize të fundit, shumë aplikacione të njohura vazhdojnë të punojnë edhe kur nuk janë aktive. Studimi ka marrë parasysh kohën mesatare të ekranit, përdorimin e internetit mobil, konsumin e energjisë për orë dhe aktivitetin në sfond, për të vlerësuar sa bateri shpenzon secili aplikacion në nivel mujor.
Lista dominohet nga aplikacione për video, rrjete sociale dhe platforma muzikore, të cilat përdoren pothuajse çdo ditë.
Top 10 aplikacionet që shpenzojnë më shumë bateri:
Netflix
TikTok
YouTube
Threads
Snapchat
CapCut
Spotify
ChatGPT
Ekspertët rekomandojnë kufizimin e aktivitetit në sfond dhe kontrollin e përdorimit të baterisë për secilin aplikacion, në mënyrë që të zgjatet jetëgjatësia e baterisë së telefonit.(INA)




























