10 fshatra të Strugës i drejtohen me letër Zoran Zaevit për rrugën me gropa!

Bashkësitë Lokale të 10 fshtarave të Strugës me një kerkesë urgjente i janë drejtuar Kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ,për gjendjen skandaloze që mbretëron në rrugën që lidh fshtarat e ish Komunës së Dollogozhdës dhe ato të Malësisë së Strugës.Në këtë letër njëzëri nga BL-të e Morovishtit,Drasllajcës ,Dollogozhdës,Livadhisë ,Koroshishti ,Tateshit dhe fshatrave të tjera kërkohet që në një afat sa më të shpejtë të ndërhyet në funksion të sanimit të kësaj rruge në interes .Banorët e disa fshatrave të Strugës duke filluar nga Dollogozhdi,Drasllajca,Morovishti, Bixhova ,Tateshi i Ulët dh ai Epërm,Bogovica,Misllodezhda,Poumi si dhe lokalitete e tjera të Malsisë së Strugës ankohen se për të ardhur në qytet duhet të kalojnë një rrugë tërësisht të shkatërruar ku prej vitesh askush nuk kujtohet ta sanoj atë.Gropat në rrugë rregjionale thonë banorët e kësaj ane janë aq të shpeshta dhe të thella sa që është e pamundur shmangia prej tyre nga automjetet.Shoferët e këtyre fshatrave të cilët për cdo ditë duhet të kalojnë në këtë rrugë ankohen se po u shkatërrohen makinat ,ndërsa specifikojnë se si pasojë e kësaj rruge të shkatërruar kanë ndodhur edhe aksidente si dhe sherre ndërmjet shoferëve.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...