100 persona të ar matosur nga Maqedonia në selinë e PD? Berisha tregon përse nuk u fut në selin e partis

Sali Berisha ka zbuluar arsyen përse nuk u fut në ndërtesën e selisë së PD në momentin kur u shfaq atje menjëherë pas shpalljes së referendumit ku njoftohej shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD me 44 mijë vota pro.

Ish kryeministri ka zbuluar se arsyeja e parë ishte sepse i kishin thënë se nuk kishin drita ndërsa më vonë kishte marrë vesh se në ndërtesë ishin 100 persona të ar matosur të ardhur edhe nga treva të tjera shqiptare, konkretisht nga Maqedonia.StrugaLajm

Pse nuk hytë në selinë e PD? A ka ndikuar fakti që në ndërtesë ishin mbi 100 persona të ar matosur, disa prej tyre të ardhur nga Maqedonia e Veriut?StrugaLajm

Berisha: Në fillim, nuk hymë se më thanë se nuk kishte drita. Kjo ishte arsyeja. Më vonë marr vesh këtë. Disa prej tyre kanë qenë aktivistë të partisë Demokratike bëjnë të fortin dhe bëjnë gabim fatal.
Janë me emra dhe u bëj thirrje të largohen nga selia dhe të mos bëjnë të fortin e Lulzim Bashës se është mercenarizëm.
Është e vërtetë që ka patur edhe shqiptarë nga treva të tjera. Janë të identifikuar, ju bëj thirrje atyre që i organizojnë që forcë në botë që të pengojë anëtarësinë e PD nuk ka dhe nuk mund të ketë.

In : Aktuale

Loading...
loading...