100 vjeçarja italiane mposht koronavirusin

Një 100 vjeçare nga San Pietro, zonë me 4 mijë banorë në Katanzaro të Italisë ka arritur te mposhte koronavirusin.

Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Domeniko Xhampa i cili shkruan në Facebook se janë të shumtë banorët e negativizuar nga Covid, mes tyre dhe një gjyshe e lindur në 1920-ën, e cila sapo kishte mbushur 100 vjec.

Më tej kryebashkiaku sqaron se janë marrë të gjitha masat për të frenaur përhapjen e kovid në bashkëpunim me administratën, policinë bashkiake, kishën, policinë dhe vullnetarët.

Një punë në grup që ai e cilëson të shkëlqyeshme. Sipas tij falë kësaj skuadre në më pak se një muaj situata në këtë qytezë të vogël është nën kontroll. Por ai këshillon sërish kujdes, dhe të gjithë të ndihmojnë njëri tjetrin.

In : Aktuale

Loading...
loading...