100-vjeçarja që ndjek kurse për IT

Një grua 100-vjeçare po ndjekë kurs për IT në një përpjekje për të “kapur hapin” e teknologjisë që e kishte humbur kur ishte mësuese e shkollës fillore.

Margaret Griffiths, nga Ynyshir, Rhondda, tha se ajo u regjistrua në klasat javore për të mbajtur mendjen e saj aktive.

Ish-drejtoresha tha se po përpiqet të “ecë me kohën”.

Ajo tha se synon të “vazhdojë të bëj atë që bëj për aq kohë sa të mundem”, transmeton rtv21.tv.

E lindur në vitin 1921 në Aberaeron, Ceredigion, zonja Griffiths filloi një karrierë 40-vjeçare në mësimdhënie në shkollën fillore Cwmlai, Tonyrefail, duke u bërë përfundimisht një mësuese në shkollën fillore Whitchurch në Cardiff.

Ajo tha se i kishte premtuar vetes se do të mësonte diçka të re çdo ditë.

“Unë e kalova jetën time në botën e arsimit dhe po mësoj edhe sot e kësaj dite. Nuk jam ndalur kurrë”, tha ajo.

Por pensionimi i saj erdhi përpara prezantimit të kompjuterëve dhe ajo ndjeu se “humbi shumë”.

Tani ajo po mëson IT në Porth Plaza , bibliotekë e cila ofron akses me karrige me rrota dhe ofron klasa, gjashtë ditë në javë./21Media


Loading...
loading...