107 – vjet më parë ndërroi jetë Josif Bageri

Josif Bageri (15 gusht 1868 – 15 qershor 1915), nga Reka e Epërme e Dibrës ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Ai ishte poet me talent të rrallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist, si dhe atdhetar i flaktë, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime të botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platforma politike, artikuj, komente, reagime, artikuj me përmbajtje politike etj. Gjatë veprimtarisë së tij, zhvilloi bashkëpunim të ngushtë me shumë rilindës dhe sidomos me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, Atanas Albanskin e Nikolla Ivanajn, me Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetarë të tjerë. Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë. Figurës së Josif Bagerit, këtij kolosi të Rilindjes sonë kombëtare duhet t’i jepet vendi i tij i merituar në kulturën dhe historinë e shqiptarëve.StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...