Shqiptari e humb jetën në aksident trafiku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në Ilinois.

Mediat amerikane shkruajnë se viktima është 36-vjeçari Mitildit Lako, banues në Elmwood Park, i cili ishte pasagjer në furgonin tip “Ford”, i drejtuar nga një shqiptar tjetër.

Makina e tyre u përplas nga mbrapa nga një kamion tregtar.StrugaLajm

Sipas policisë së Oregonit, Mitildit Lako, gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërsa shqiptari tjetër Stavri Plasari, u transportua drejt spitalit për shkak të dëmtimeve që kishte marrë.StrugaLajm

Gjithashtu bëhet me dije se Lako ka lënë pas një djalë 12 vjeçar dhe gruan e tij

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...