120 milionë euro plus do kushtojë rruga Strugë-Ohër-Kërçovë!

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot e prezantoi analizën fillestare për gjendjen e projektit për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër, sipas të cilës, siç tha, puna e papërgjegjshme ka shkaktuar shpenzime plotësuese prej 120 milionë euro.

Gjatë vizitës tek pjesa e autostradës në ndërtim tek tuneli mbi Izvor të Këçovës, Sugareski informoi se për shkak të planifikimit dhe realizimit të keq një prej problemeve më të mëdha tek trasetë tokësore është paraqitja e shembjes dhe rrëshqitjes së dheut, gjegjësisht zhvendosje të pjesëve anësore të rrugës dhe ngarkimi  i aksit. Kjo dukuri, siç tha, është më drastike në aksin Kërçovë – Presekë, gjegjësisht nga kilometri i 12-të deri në të 18-tin. Arsye për këtë është zgjedhja e trasesë joadekuate, si edhe ajo që nuk është bërë shpim gjeologjik i terrenit dhe nuk ka revizion të projektit.StrugaLajmStrugaLajm

Ministri i Transportit tha se mjetet fillimisht të projektuara prej 29.828.637 milionë euro për tunelin janë rritur më shumë se dyfish, në 88.930.000 euro sepse për shkak të mangësive në projekt nga aspekti i punëve të pamjaftueshme gjeoteknike dhe hulumtuese në fazën e realizimit është bërë ndërrim i shtresës mbrojtëse të tunelit në kategorinë më të rëndë.StrugaLajm

Çdo projekt i ardhshëm infrastrukturor i cili do të zgjidhet nga Qeveria e re, premton ministri i Transportit, do të bazohet në analiza gjithëpërfshirëse, projekte cilësore, shpenzim nikoqir të mjeteve dhe informim të hollësishëm të qytetarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...