KROATI BORIQ BËHET PRESIDENT I KILIT

Politikani me bindje të majta, në të kaluarën lider i studentëve, Gabriel Boriq, bëhet Presidenti më i ri i Kilit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në shtetin e Amerikës Latine.

Presidenti i ri i Kilit i ka falëndëruar popullin kilian për besimin që i dhanë në zgjedhjet e mbajtura.

“Dua ta fillojë këtë moment historik, që është jashtëzakonisht emocionues, duke qenë në sy të gjithë Kilit dhe të gjithë botës, të falëndërojë të gjithë kilianët që dolën të votojnë, duke e nderuar përpjekjen e tyre për demokraci”, tha Boriq.StrugaLajm

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ai ka origjinë nga Kroacia.StrugaLajm

Babai i presidentit të zgjedhur kilian, Luis Boriq, i ka thënë AFP-së se djali i tij ka krijuar mendime politike që në moshë të re.

Mediat kroate i kanë ndjekur më me shumë interesim zhvillimet në Kili, pasi kandidati i kampit të majtë, që tash u zgjodh president, kishte rrënjët nga Kroacia, nga ku paraardhësit e tij u larguan në shekullin e 19-t.

In : Aktuale

Loading...
loading...