13 qershori, shqipja në kahjen e duhur …?!

Xhevdet Nasufi

Historia ishte e mundimshme,pritshmëria edhe më e  madhe nga lufta e vitit 2001. Pas këtij aktiviteti të armatosur, në vlugun e luftimeve dhe armiqësive shqiptaro-maqedonase në Ohër më 13 gusht u arrit  konsensusi gjithshqiptar dhe u nënshkruajt Marëveshja historike mes Shqiptarëve dhe Maqedonasve me dy traektore parësore: Një, të ndërpritet lufta dhe armiqësia (tejet e rëndësishme për shtetin e Maqedonisë) mes palëve ndërluftuese; Dy, të definohet avansimi i pozitës së shqiptarëve në shtet dhe shoqëri me objektivin:Shqiptarët të jenë të barabart me maqedonasit si shtetformues të Shtetit.

Gjersa traektorja e parë, fal ndershmërisë dhe besueshmërisë së Shqiptarëve u realizua me përpikëri, traektoria e dytë mbeti e papërfunduar, fal pabesueshmërisë dhe tradhëtisë së maqedonasve (e trashëguar nga sllavokomunistat Serb që me lehtësi nënshkruajn por gati të pabesë në zbatim), ama jo vetëm të tyre dhe do ishte jokorektësi, zemërngushtësi dhe lakeizëm politikë sikur këtu të mos i përfshim edhe vet Shqiptarët.

Në funkcion të realizimit të traektores së dytë u definuan pes principe dhe shtylla mbi të cilat edhe u  ngrit Marëveshja e Ohrit:

1.Decentralizimi i pushtetit;

2.Demokracija koncensuale;

3.Integrimi i Shqiptarëve në sistem;

4.Përfaqësimi i drejt dhe i barabartë;

5.Gjuha Shqipe si gjuh zyrtare.

Pas ketij numrimi, detajet tjera për shqiptarët nga ky dokument edhe nuk  është e nevojshme të elaborohen dhe përmendën, edhepse jemi në vigjilje të përvjetorit të nënshkrimit të sajë.

Dua të them, nënshkrues të Marëveshjes së Ohrit është Trajkovski, Georgievski, Xhaferi(Arbeni), Crvenkoski, Ymeri, kurse në cilësi të dëshmitarëve dhe garantuesve ishte Pardew(SHBA) dhe Leotard(BE).

Para se të ndërroi jet në një moment, publikisht deklaroi Arbën Xhaferi se” do e tërhek nënshkrimin nga Marëveshja e Ohrit”. Ishte kjo shenjë e rezignimi të thell(nuk ishte veti e tij rezignimi) por edhe e një mesazhi të fuqishëm dhe unë si bashkëpunëtori kryesor i tij në këtë proekt që filloi në hotelin Emka në Tetovë ( vijoj me  fillimbisedimet oficiele në Shkup ku  na u bashkua  Zot. Naser Zyberi me Ymerin Ymerin nga PPD) , mendoi dhe gjykoi se kishte të drejtë.

Sot,pas një debati shterp pothujse më shum se një dekadë, gjuha Shqipe duhet të kaloi në debatin e nxeht dhe të mundimshëm parlamentar.

Jam thell i bindur në faktin se gjuha Shqipe është njëri nga elementet kryesor që me xhelozi dhe dashamirësi të paparë ruajti identitetin e shqiptarit kudo në botë. Andaj, ishte tejet e madhe lufta e jonë në Ohër në vitin 2001për Shqipen (pika më e nxeht).Për këtë jo vetëm njëher në Ohër zbarkoi edhe Solana me pasardhësin e tijë në NATO, Zot.Robertson.

Dhe sot,Shqiptarët me veridiktin e tyre(Zaevit ja dhan votat e jo LSDM-së) e bënë  Premier të Maqedonisë. Mendoi dhe gjykoi, ai pikërisht për këtë po u bënë Shqiptarëve një shërbim sa do të vockël me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por në kahjen e duhur.Vet ligji si akt i mvetsishëm,nuk e barazon nivelin e shqipes dhe maqedonishtes. Por të shpresojm se kjo është vetëm një fillim i mbarë.


Loading...
loading...