14 viktima nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3431 teste të kryera janë regjistruar 472 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve183.972 janë shëruar, kurse 6.978 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6719 raste aktive me virusin korona.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...