AktualeRajoni

14 vjeçarja i jep fund jetës në ditën e parë të 2020-s

Një 14-vjeçare nga fshati Syzezë në Urë-Vjagurore ka gjetur vdekjen pasditen e sotme.

Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Viktima 14-vjeçarja me inicialet E. Ç, është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetë-helmuar me pesticide, por këto janë thjesht dyshimet e para deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button