BLENDI PETROL
Aktuale

1444/ Historia e panjohur e Besëlidhjes së Lezhës

Besëlidhja e Lezhës e njohur edhe me emërtime të tjera si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, “Kuvendi i Lezhës”, “Liga e Princërve Shqiptarë”: është Kuvendi i Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorinë osmane, e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen Shën Nikolla të Lezhës (Shqipëri). Si organizatorë të kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën e krishtere ishin të njohura si toka të perandoris së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.


Princërit më të dëgjuar që morën pjesë ishin këta: Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princit të krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi. Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button