15 gra janë vrarë në Maqedoni më 2016

Gratë janë ato të cilat i nënshtrohen më shumë dhunës fizike, madje statistikat tregojnë se gjatë vitit 2016 në Maqedoni jo vetëm që janë dhunuar, por janë regjistruar 15 vrasje të grave të njohura si femicidë, gjegjësisht vrasje të qëllimshme, me të vetmen arsye, sepse ato janë gra, shkruan Zhurnal.

Komunikologu, Riad Ramadani për TVM 2 thotë se shkak i dhunës në familje është mungesa e komunikimit brendafamiljarë, madje ai shton se shumica e grave janë të varura ekonomikisht nga meshkujt dhe kjo i bën ato t’i nënshtrohen dhunës së vazhdueshme.

“Nuk qëndron problemi tek institucionet, por tek mentaliteti, nëse gruaja është e pavarur në një farë forme, do të ndjejë siguri në vetvete dhe nuk ka nevojë as institucioni ta mbrojë atë. Ka zgjedhje alternative, por meqë është e varur prej burrit ekonomikisht, psikologjia e saj e nënshtrimit do ta detyronte atë që të pranojë një pozitë të tillë të nënshtrimit. Tek ne nuk ekziston kulturë debative brendafamiljare, duhet shikuar çfarë mjetesh apo veglash përdorim gjatë komunikimit. Ne komunikimin e përdorim për të dominuar mbi njërin-tjetrin”, deklaroi komunikologu, Riad Ramadani.StrugaLajm

Ndërsa prej nesër, në kuadër të fushatës globale “16 ditë aktivitete kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, Zyra e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Shkup, në bashkëpunim me organizata për mbrojtjen e grave dhe individëve të shumtë, do të ndajnë angazhimin për një shoqëri gjinore të barabartë në Maqedoni. Aktivitete të ndryshme do të zhvillohen për rritjen e vetëdijes në vendin tonë.

In : Aktuale

Loading...
loading...