Aktuale

15 kompani shtetërore në humbje, 16 milionë euro minus për tre muaj

Pesëmbëdhjetë kompani shtetërore në Maqedoninë e Veriut, ndërmarrje publike dhe shoqëri aksionare në pronësi të shtetit, kanë mbyllur tremujorin e parë të këtij viti me bilanc negativ, duke regjistruar gjithsej 16 milionë euro humbje.

Të dhënat e Ministrisë së Financave për punën e 29 kompanive tregojnë një situatë të ndarë pothuajse përgjysmë: 15 kompani në humbje dhe 14 në fitim.

Humbjen më të madhe e ka raportuar AD Elektranat e Maqedonisë së Veriut me 45.2 milionë euro. Në vend të dytë është NP Pyjet Kombëtare me 2.5 milionë euro minus, ndërsa NP Hekurudha – Infrastruktura është në vend të tretë me 2.2 milionë euro humbje. Në listën e kompanive me bilanc negativ hyjnë edhe AD Posta e Maqedonisë së Veriut me gati 1 milion euro humbje dhe AD M-NAV me rreth 900 mijë euro minus.

Nga ana tjetër, fitimin më të madh e ka raportuar NP për Rrugët Shtetërore – Shkup me 31.1 milionë euro. Pas saj renditet AD MEPSO me 7.2 milionë euro fitim dhe AD Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut me 2.1 milionë euro fitim.

Bilanci i këtyre shifrave hap debat mbi menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe efikasitetin e menaxhmentit shtetëror, duke ngritur pyetje serioze për të ardhmen e tyre financiare.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button